Presidenti rus, Vladimir Putin, synon që në Kushtetutën e rishikuar të vendit, martesa të përcaktohet si bashkim i një burri dhe gruaje, duke i përjashtuar kësisoj martesat midis gjinisë së njëjtë.
Ky vendim është pjesë e ndryshimeve të shumta kushtetuese të propozuara nga Putini e të cilat do të dalin në votim publik. Kritikët i shohin propozimet si veprim të Putinit për të mbajtur pushtetin edhe pas përfundimit të mandatit të tij presidencial më 2024. Pakoja e ndryshimeve kushtetuese përfshin edhe shprehjen e besimit të rusëve në Zot, si dhe ndalesën për ta dhuruar ndonjë territor rus. Ndryshimi territorial do të forcojë qëndrimin e Rusisë në Krime - një rajon ky ukrainas të cilin Moska e aneksoi në vitin 2014 - dhe Ishujt Kuril, të diskutuar me Japoninë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Putin gjithashtu propozoi një ndryshim për "të vërtetën historike". Ai është angazhuar kundër atyre që i sheh si përpjekje të huaja për të zvogëluar sakrificën e madhe të bërë nga BRSS-ja në Luftën e Dytë Botërore.
-
Putini kritikon Perëndimin: Po i mëson fëmijët se mund ta ndryshojnë gjininë
-
Putini e sheh planin e paqes si pikënisje, i kërkon Ukrainës të tërhiqet
-
Putini urdhëron të bëhet një projekt që promovon “vlerat tradicionale ruse”
-
Mandati i ri i Putinit, një epokë me fuqi të jashtëzakonshme
-
Drama paszgjedhore në Rusi me një mandat tjetër 6-vjeçar të Putinit