Është e qartë se përgjigja perëndimore e deritanishme vetëm e ka qetësuar Putinin deri më tani dhe gjërat mund të bëhen edhe më të shëmtuara. Megjithatë, pas vitesh armiqësie private dhe nganjëherë publike, BE-ja dhe NATO-ja kanë gjetur një mënyrë për të shkuar në të njëjtën faqe në një kohë pasigurie të madhe për Perëndimin. Dhe me kriza të shumta përtej Ukrainës, kjo mund të jetë vetëm një gjë e mirë
Kur bota po shikon dhe po pret për të mësuar nëse presidenti rus, Vladimir Putin, do të urdhërojë forcat e tij që të sulmojnë Ukrainën, diplomatët evropianë në hije kanë zbuluar edhe anën e ndritur të krizës në Evropën Lindore.
Bashkimi Evropian dhe NATO-ja janë bashkuar gjatë krejt këtij episodi, i cili nuk dukej gjëkundi para disa muajsh.
Agjencia amerikane e lajmeve, CNN, ka raportuar se prapa skenave, diplomatët, burimet e NATO-s dhe zyrtarët e BE-së kanë mirëpritur një nivel të lartë të unitetit dhe koordinimit, i cili e ka forcuar edhe më shumë aleancën transatlantike. Secili institucion është duke punuar me njëri-tjetrin dhe SHBA-në.
Një diplomat i lartë i BE-së, që ka bashkëpunuar me NATO-n, në kushte anonimiteti, ka thënë se është befasuar nga kontaktet e rregullta dhe niveli i lartë i bashkëpunimit të liderëve si në BE ashtu edhe në NATO. Kjo, sipas tij, ka mundësuar që mesazhet drejtuar Moskës të ishin më të koordinuara dhe më konsistente në nivelin më të lartë diplomatik.
Bashkë si kurrë më parë
Edhe
Deklarata e përbashkët e liderëve të NATO-s: Sulmi ndaj njërit, sulm ndaj të gjithëve
Në letër, BE-ja dhe NATO-ja duhet të jenë partnerë të natyrshëm, mirëpo ky nivel i unitetit kurrë nuk ishte i tillë. Marrëdhëniet e dobëta u shpërfaqën në vitin 2019, kur presidenti francez, Emmanuel Macron, kishte deklaruar për vdekjen e trurit të NATO-s, duke argumentuar se Evropa duhej ta cilësonte veten si fuqi strategjike dhe gjeopolitike.
Macroni ka qenë mbështetësi më i madh evropian i asaj që Brukseli e ka quajtur “autonomi strategjike”, term i përdorur për të përshkruar pavarësinë diplomatike të BE-së nga fuqitë e mëdha, si SHBA-ja dhe Kina.
Pjesa më e madhe që nxiti këtë autonomi kanë qenë dallimet në rritje të BE-së me aleatët e moçëm si SHBA-ja dhe Britania e Madhe në lidhje me marrëdhëniet ekonomike dhe politike me shtetet, si Rusia dhe Kina. Në mesin e 27 shteteve anëtare të BE-së ka shqetësime për nivelin e madh të investimeve kineze dhe varësisë nga gazi rus. Disa shtete të BE-së janë të qeta në lidhje me marrëdhëniet miqësore me Moskën, ndërsa të tjerat, sidomos ish-shtetet sovjetike, me shqetësim të madh janë duke përcjellë situatën në Ukrainë dhe shohin Rusinë e Putinit me skepticizëm ashtu si Britaninë e Madhe dhe SHBA-në.
BE-ja gjithashtu ka tentuar të marrë në dorë kontrollin e sigurisë së saj – përfshirë aftësinë për të angazhuar ushtri nën të drejtën e saj. Gjatë vitit të kaluar, blloku ka çuar përpara planin për diçka të quajtur “Busulla Strategjike”, propozim që do t’ia mundësonte Brukselit fuqinë e centralizuar për të aktivizuar grupe ushtarësh deri në 5 mijë veta për t’u përballur me çështje të caktuara. Jo krejt shtetet ishin të kënaqura me idenë, sepse frikësoheshin se do të cenonte sigurinë e ofruar nga NATO-ja, që do të thotë se propozimi do të binte në ujë.
“Me këtë gjë në mendje, një krizë si kjo në Ukrainë, ishte e shkruar që të shpërfaqeshin ndasitë brenda BE-së në një mënyrë që do të pamundësonte veprimet e ashpra siç janë sanksionet e mëdha kundër Rusisë – dhe do të nxiste kokëçarje për mënyrën e bashkëpunimit me NATO-n në një përgjigje të unifikuar perëndimore”, shkruan CNN-i.
Testimi i kapaciteteve
Mirëpo, përballë agresionit të Rusisë, BE-ja, çuditërisht ka qenë e bashkuar dhe ka lavdëruar ashpërsinë e NATO-s, kanë thënë zyrtarët e lartë evropianë.
Edhe
Putini akuzon Perëndimin se po përgatitet haptas për luftë me Rusinë
Tensionet në lindje të Ukrainës janë ngritur ndjeshëm gjatë javës së fundit. Ushtria ukrainase ka raportuar për luftime në Stanysia Luhanska. Sulmi me raketë shkatërroi një çerdhe fëmijësh.
Zyrtarët evropianë janë arsyetuar se ky unitet ka nisur për shkak se BE-së i janë testuar fuqitë e saj, ashtu si NATO-s. Një zyrtar i NATO-s ka thënë për CNN-in se kriza në Ukrainë ka qenë test i mirëpritur për mënyrën se si të bashkëpunojnë NATO-ja dhe BE-ja.
“NATO-ja është aleancë politike dhe ushtarake, ajo mund të flasë për mbrojtjen në pjesën lindore të Evropës. BE-ja është më shumë fuqi ekonomike që mund të qëndrojë përkrah me SHBA-në kur bëhet fjalë për sanksionet”, ka thënë zyrtari evropian për CNN-in.
Burime të ndryshme kanë treguar edhe për përgjigjen ndaj një letre që e shkroi Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov. Ai u kishte shkruar dhjetëra shteteve, përfshirë SHBA-së, Kanadasë dhe disa shteteve evropiane. Në këtë letër, Lavrov ka shprehur shqetësimet ruse për sigurinë. Ani pse Lavrovi u shkroi disa shteteve, mori përgjigje vetëm nga dy: NATO-ja dhe BE-ja.
Një zyrtar i BE-së ka thënë për CNN-in se nuk kanë mundur të mendojnë për shembull më të mirë sesa dy institucione që bëhen bashkë si partner për përgjigje të koordinuar ndaj Lavrovit.
Mirëpo, zyrtari i lartë i NATO-s ka shpjeguar se ata mendonin se BE-ja “ka humbur shumë përpjekje për të shkruar një përgjigje ndaj një letre që ndoshta kishte përfunduar në pesë minuta dhe ishte krijuar për të shkaktuar përçarje”. Në këtë aspekt, zyrtari beson se BE-ja ishte “naive” dhe luajti në duart e Rusisë, pasi përgjigja e koordinuar “përdori vëmendjen këtu për javë të tëra, por në fund arriti pak”.
Edhe
Inteligjenca evropiane: Putini nuk synon paqe me Ukrainën, tenton ta mashtrojë SHBA-në
Diplomati evropian ka thënë se kjo krizë specifike ka funksionuar mirë sepse “është trajtuar në nivel shumë të lartë diplomatik dhe gjeopolitik. Gjëra si vizita të koordinuara dhe takime të dukshme të liderëve”. Megjithatë, edhe ata janë pesimistë se çdo gjë “në barërat e këqija si energjia apo siguria kibernetike” do të shohë një kthim në dy institucione me interesa kontradiktore. Në të vërtetë, këto çështje mund të bëhen edhe faktorë në Ukrainë.
Mirëpo, çdo vetë-urim në kryeqytetet evropiane mund të jetë i parakohshëm. Natyrisht, situata në kufirin ruso-ukrainas vazhdon të jetë e zymtë dhe e frikshme. Është e qartë se përgjigja perëndimore e deritanishme vetëm e ka qetësuar Putinin deri më tani dhe gjërat mund të bëhen edhe më të shëmtuara. Megjithatë, pas vitesh armiqësie private dhe nganjëherë publike, BE-ja dhe NATO-ja kanë gjetur një mënyrë për të shkuar në të njëjtën faqe në një kohë pasigurie të madhe për Perëndimin. Dhe me kriza të shumta përtej Ukrainës, kjo mund të jetë vetëm një gjë e mirë.