Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Putini shpall fitoren

Presidenti Vladimir Putin ka thënë se fitorja e tij në zgjedhje do ta bëjë Rusinë më të fortë.

Duke folur në selinë e tij, Putin ka thënë: “Ne po ndërtojmë një vullnet të përbashkët të popullit të Federatës Ruse”.

Ai gjithashtu falënderoi qytetarët që shkuan në qendrat e votimit dhe ka shprehur “mirënjohje të veçantë për luftëtarët rusë në vijën e frontit”, duke iu referuar luftës në Ukrainë.

“Pavarësisht se sa shumë u përpoqën të na trembin, të shtypin vullnetin tonë, ndërgjegjen tonë, askush nuk ka pasur sukses. Ata dështuan tani dhe do të dështojnë në të ardhmen”, ka thënë ai.

Zgjedhjet ruse nuk janë përshkruar as të lira dhe as të drejta nga disa nga homologët e tij ndërkombëtarë.

Ish-udhëheqësi i KGB-së, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 1999, do të udhëheqë vendin për një mandat të pestë.

Edhe Kremlini përsërit deklaratën e Putinit se lufta në Ukrainë është gati të mbarojë Botë 2 muaj më parë Kremlini përsërit deklaratën e Putinit se lufta në Ukrainë është gati të mbarojë

Por rezultatet e sonte nuk ishin befasuese, pasi çdo kundërshtar i Putinit është ose në burg, në mërgim ose i vdekur.

https://www.koha.net/bote/413011/putini-e-fiton-mandatin-e-sigurt-te-peste/