Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Putini shkarkon nëntë gjeneralë e dy kolonelë që mbanin poste qeveritare

Foto: Reuters

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, shkarkoi njëmbëdhjetë zyrtarë të lartë ushtarakë që mbanin poste qeveritare.

Dekreti i bërë publik të premten thotë se Putini i ka zëvendësuar nëntë gjeneralë dhe dy kolonelë, të cilët mbanin poste të nivelit të lartë në Komitetin Hetimor dhe në Ministrinë e Brendshme dhe atë të Emergjencës, shkruan REL.

Zyrtarët e shkarkuar përfshijnë gjeneralin Sergei Solopov, shef i drejtorisë për parandalimin e korrupsionit në forcën policore të Moskës

Dekreti nuk jep asnjë arsye për shkarkimet.