Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shtatë muaj pas emërimit, Putini shkarkon një gjeneral të rëndësishëm

Presidenti rus Vladimir Putin ka shkarkuar gjenerallejtënant Rustam Muradov si komandantin e Qarkut Ushtarak Lindor në Ukrainë vetëm shtatë muaj pas emërimit të tij, shkruan Moscow Times.

Muradov, ish-komandanti i forcave ruse në Siri dhe më pas kreu i kontingjentit paqeruajtës në Nagorno-Karabakh, u shkarkua pas ofensivës së dështuar në Ukrainën lindore.

Në shkurt të këtij viti, Muradov dërgoi ushtrinë e tij në fushat e minuara dhe nën zjarrin e artilerisë ukrainase në Vuhledar, duke humbur dy brigada elitare detare dhe 103 pajisje, përfshirë 36 tanke, në vetëm tre ditë.

Në të njëjtën kohë, forcat ukrainase humbën vetëm 20 pajisje të rënda ushtarake në këtë betejë, gjë që i kushtoi shtrenjtë Putinit.

Sipas Ministrisë Britanike të Mbrojtjes, ushtria ruse përjetoi një fiasko atje.

“Muradov u shkarkua sepse ai ishte një idiot i çmendur që mund të urdhëronte ushtarët të shkonin në vdekje të sigurt. Shumë njerëz u ankuan për të”, ka thënë një burim.