Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Putini shkarkon 15 gjeneralë

Presidenti rus Vladimir Putin zëvendësoi 15 gjeneralë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme, Administratës Federale për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale dhe Komisionit Hetimor.

Sipas urdhrit të presidentit, zëvendësministri i gjendjeve emergjente Vladlen Aksonov u lirua nga detyra.

Përveç tij, në Ministrinë e Situatave Emergjente u shkarkua Mihail Begun nga rajoni Tomsk, Andrej Bojko nga rajoni Saratov, Igor Vanjeev nga Republika e Komit, Vladimir Gusev nga rajoni Murmansk dhe Denis Ilyinov nga rajoni Sakhalin.

Gjeneralët Yuri Varchenko të Uljanosvka, Dmitri Vasilyev i Qarkut Ushtarak Jugor dhe Igor Korshunov nga rajoni Kemerovo u zëvendësuan në Ministrinë e Policisë.