Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka nënshkruar disa dekrete të premten që rrit taksat për personat me të ardhura të larta dhe bizneset, një veprim që synon financimin e shpenzimeve në rritje lidhur me luftën në Ukrainë.
Në Rusi, shpenzimet publike kanë tejkaluar të ardhurat me dhjetëra miliarda euro që nga fillimi i ofensivës në shkurt të vitit 2022.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDeficiti federal arriti në 0.5 për qind të bruto produktit të brendshëm në gjashtë muajt e parë të vitit 2024, sipas Departamentit të Thesarit, dhe po projektohet deficit prej 1.1 për qind këtë vit, që është nivel i madh për shumicën e ekonomive të mëdha botërore.
Në përpjekje për të kompensuar këtë çekuilibër, shteti rus do të vendosë pragje të reja tatimore për të personat me të ardhura të larta (në 18, 20 dhe 22 për qind) dhe do të rrisë tatimin mbi të ardhurat e korporatave (nga 20 në 25 për qind).
“Këto ndryshime kanë për qëllim vendosjen e një sistemi tatimor të drejtë dhe të balancuar”, ka thënë ministri i Financave, Anton Siluanov.