Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Putini nuk i është përgjigjur ende ftesës së Papës për takim

Putini nuk i është përgjigjur ende ftesës së Papës për takim

Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk i është përgjigjur ende ftesës së Papa Françeskut për t’u takuar dhe për ta diskutuar situatën në Ukrainë.

Papa ka thënë se takimi ka për qëllim që të ndalojë luftën me Ukrainën e cila filloi në shkurt, shkruan Sky News të martën.

Të dielën, Papa Françesku e përshkroi luftën në Ukrainë si “makabër ndaj njerëzimit” dhe tha se Mariupoli ishte bombarduar dhe shkatërruar në mënyrë barbare.

Në një fjalim 15-minutësh në sheshin e Shën Pjetrit, tha se ai “është me qytetin ukrainas të Mariupolit, qytetin e Marisë, i bombarduar dhe shkatërruar në mënyrë barbare”.