Presidenti rus Vladimir Putin nuk tregoi gatishmëri për t'i dhënë fund luftës me Ukrainën gjatë një telefonate sot me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz, ka thënë zyrtari, raporton Reuters.
Udhëheqësit francezë dhe gjermanë përsëritën thirrjen e tyre për armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë si kusht për negociata të plota, shtoi zyrtari.
Macroni i ka kërkuar Putinit të heqë rrethimin në qytetin jugor të Ukrainës, Mariupol, ku njerëzit kanë jetuar pa ujë dhe energji për ditë të tëra.
Scholzi i bëri thirrje udhëheqësit rus që të kërkojë zgjidhje diplomatike.
Artikuj të ngjashëm
-
Putini bën thirrje për “bisedime direkte” me Ukrainën
-
Pikëpyetjet e Putinit për marrëveshjen e paqes
-
Putin thotë se nuk ka diskutuar në detaje me Trumpin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë
-
Scholz: Plani i Putinit për paqe nuk është serioz
-
Putini është i gatshëm për armëpushim në Ukrainë, raporton Reuters