Kremlini ka bërë të ditur të hënën se Rusia i ka dhënë azil politik aleatit të saj të gjatë sirian, Bashar al-Assad.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se presidenti rus, Vladimir Putin personalisht mori vendimin për t'i ofruar azil Assadit.
Menjeherë pas hyrjes së rebelëve sirianë në kryeqytetin sirian, Damask, të dielën, presidenti sirian, Assad ishte larguar me një avion nga vendi.
Në fillim nuk dihej vendndodhja e tij, teksa më vonë u bë e ditur se ai ndodhej në Rusi.