Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Putini i gatshëm ta takojë presidentin e ri ukrainas

Foto: Reuters / ilustrim

Presidenti rus thotë se do të donte të diskutonte konfliktin në Ukrainën lindore, nëse takohet me udhëheqësin e ardhshëm të Ukrainës.

Presidenti Putin dhe presidenti i zgjedhur i Ukrainës, Volodimir Zelenski nuk kanë bërë plane për takim.

Në komentet që bëri sot, ndërkohë që vazhdon vizitën në Kinë, udhëheqësi rus tha se dëshiron të kuptojë se çfarë qëndrimi ka Zelenski në lidhje me konfliktin.

Putini u shpreh se populli ukrainas është lodhur nga situata aktuale. Ai shtoi se administrata ruse po shqyrton idenë për t’u ofruar shtetësi ruse të gjithë ukrainasve, jo vetëm atyre që jetojnë në pjesën lindore të vendit.

Më 24 prill, Presidenti Putin lehtësoi procedurat për marrjen e shtetësisë ruse për banorët e rajoneve Donetsk dhe Luhansk në Ukrainën lindore, një masë që u pasua me kritika të forta nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara, Britania dhe të tjerë.

Artikuj të ngjashëm