Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Putini është i hapur për dialog mbi kontrollimin e armëve bërthamore

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se Moska është e hapur për një dialog mbi stabilitetin strategjik, ruajtjen e regjimeve të mospërhapjes të armëve bërthamore dhe përmirësimin e situatës në fushën e kontrollit të armëve, shkruan The Guardian të enjten.

Putini shtoi se përpjekjet do të kërkonin punë të mundimshme të përbashkët dhe do të shkonin drejt parandalimit të një përsëritjeje të asaj që po ndodh sot në Donbas, gjatë një forumi që po mbahet në Shën Petersburg të Rusisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai edhe një herë pretendoi se Rusia filloi pushtimin në Ukrainë për të mbrojtur rusët etnikë dhe rusishtfolësit në rajonin lindor të Donbasit nga persekutimi nga Kievi dhe akuzoi Ukrainën për "krime kundër njerëzimit" - akuzat që Kievi dhe perëndimi kanë thënë se janë të pabaza dhe të përdorura për të justifikuar aktin e paprovokuar të agresionit të Putinit.