Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Putini e Lukashenko pajtohen ta luftojnë së bashku terrorizmin

Ndonëse presidenti rus, Vladimir Putin, ende nuk ka bërë një deklaratë zyrtare lidhur me sulmin e të premtes në Moskë, agjencia shtetërore e lajmeve, Tass, ka cituar Kremlinin, sipas të cilit, Putini dhe presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, janë zotuar që ta luftojnë terrorizmin bashkë.

Lukashenko njihet si një aleat i afërt i Putinit, derisa një pjesë e trupave ruse janë të vendosur në Bjellorusi, raportoi BBC.

Ushtritë e të dy shteteve kanë mbajtur edhe një varg stërvitjesh të përbashkëta, derisa në shkurt të vitit 2022, 30,000 trupa ruse hynë në Ukrainë nga territori bjellorus.

Më shume se 110 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e sulmit të së premtes në Moskë, derisa numri i tyre pritet të rritet pasi një numër i madh i njërëzve ndodhen të plagosur në spital, në gjendje të rëndë.