Botë

Putini do ta takojë Trumpin në bazën ushtarake që shfrytëzohej për t’iu kundërvënë Bashkimit Sovjetik

tr

Foto: Associated Press

Në një kthesë ironike të zhvillimeve drejt paqes në Ukrainë, Donald Trump do ta takojë presidentin rus, Vladimir Putin, në një bazë ushtarake në Alaska e cila ishte kyçe për t’iu kundërvënë Bashkimit Sovjetik gjatë kulmit të Luftës së Ftohtë dhe që ende luan rol sot.

Takimi do të mbahet të premten në Bazën Elmendorf-Richardson në Anchorage, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë i cili ka folur në kushte anonimiteti për AP-në.

Baza e krijuar nga bashkimi i Bazës Ajrore Elmendorf dhe të Ushtrisë më 2010 ka luajtur rol strategjik në monitorimin dhe pengimin e Bashkimit Sovjetik gjatë pjesës më të madhe të Luftës së Ftohtë.

Përgjatë kohës, baza kishte numër të madh avionësh dhe mbikëqyri operacione të ndryshme dhe kishte synim detektimin e aktivitetit ushtarak sovjetik dhe çdo lëshimi të mundshëm bërthamor.

Baza ende ka njësi avionësh dhe avionët nga baza ende pengojnë ata rusë që rregullisht fluturojnë në hapësirën ajrore amerikane.

Vizita e Putinit në një bazë amerikane vjen teksa Trumpi po punon në arritjen e një marrëveshje armëpushimi Rusi – Ukrainës.