Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Putini anulon pjesëmarrjen në samitin e G20-s në Indonezi

Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk do të marrë pjesë në samitin e Grupit 20 në Indonezi javën e ardhshme, ka bërë të ditur një zyrtar i qeverisë indoneziane të enjten.

Putini në këtë mënyrë do të shmangë një konfrontim të mundshëm me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj për luftën e tij në Ukrainë, raportoi Associated Press të enjten.

Luhut Binsar Pandjaitan, shefi i mbështetjes për ngjarjet e G-20, tha se vendimi i Putinit për të mos ardhur ishte "më i miri për të gjithë".

Presidenti i SHBA, Joe Biden, presidenti kinez Xi Jinping dhe liderë të tjerë botërorë do të marrin pjesë në samitin dy-ditor që fillon më 15 nëntor. Nëse edhe Putini do të merrte pjesë, kjo do të ishte hera e parë që Biden dhe Putin do të takoheshin që nga koha kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt.

“Është informuar zyrtarisht se presidenti rus, Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë në samitin e G20 dhe do të përfaqësohet nga një zyrtar i nivelit të lartë, dhe kjo është diskutuar nga presidenti Joko Ëidodo dhe Putin në bisedat e mëparshme telefonike”, ka thënë Pandjaitan pas takimit.

Artikuj të ngjashëm