Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Putini anulon dekretin që mbështet sovranitetin e Moldavisë në konfliktin separatist

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka anuluar të martën një dekret të vitit 2012, i cili ka mbështetur pjesërisht sovranitetin e Moldavisë në zgjidhjen e së ardhmes së rajonit të Transdniestrisë, rajon separatist i mbështetur nga Moska, që kufizohet me Ukrainën dhe ku Rusia mban trupa, raportoi të mërkurën Reuters.

Dekreti, i cili përfshinte një komponent të Moldavisë, përshkruan politikën e jashtme të Rusisë 11 vjet më parë, e cila supozonte marrëdhëniet më të ngushta të Moskës me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

Urdhri për revokimin e dokumentit të vitit 2012 është publikuar në faqen e internetit të Kremlinit dhe thekson se vendimi është marrë “për të siguruar interesat kombëtare të Rusisë në lidhje me ndryshimet e thella që po ndodhin në marrëdhëniet ndërkombëtare”.

Kjo është pjesë e një sërë lëvizjes anti-perëndimore të shpallura nga Putini të martën.

Alexandru Flenchea, kryetar moldav i komisionit të përbashkët të kontrollit në zonën e sigurisë rreth Transdniestrisë, tha se anulimi nuk do të thotë se Putini po braktiste nocionin e sovranitetit moldav.

Edhe Moldavia dëbon diplomatin rus për hapje të qendrave të votimit në Transnistri Botë Moldavia dëbon diplomatin rus për hapje të qendrave të votimit në Transnistri

“Dekreti është një dokument politikash që zbaton konceptin e politikës së jashtme të Rusisë. Moldavia dhe Rusia kanë një marrëveshje bazë politike që parashikon respekt të ndërsjellë për integritetin territorial të vendeve tona”, tha Flenchea për “Publika-TV”.

Kremlini ka thënë se marrëdhëniet e Rusisë me Moldavinë, e cila javën e kaluar miratoi një kryeministër të ri properëndimor që u zotua të ndiqte përpjekjet për t'u bashkuar me BE-në, ishin shumë të tensionuara. Rusia akuzoi Moldavinë për ndjekjen e një agjende anti-ruse.

E lidhur mes Rumanisë dhe Ukrainës, Moldavia, një nga vendet më të varfra të Evropës, është udhëhequr që nga viti 2020 nga presidentja Maia Sandu me mbështetjen e fortë të SHBA-së dhe Bashkimit Evropian. Presidenti i SHBA-ë, Joe Biden u takua me të në Poloni të martën duke pohuar mbështetjen e tij.

Rusishtfolësit e Transdniestrisë u shkëputën nga Moldavia në vitin 1990, një vit para shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, mes frikës se Moldavia do të bashkohej me Rumaninë, gjuhën dhe kulturën e së cilës ajo ndan gjerësisht.

Edhe Një rajon i shkëputur në Evropë po i kërkon Putinit mbrojtje Botë Një rajon i shkëputur në Evropë po i kërkon Putinit mbrojtje

Një luftë e shkurtër vuri Moldavinë e sapopavarur kundër separatistëve në vitin 1992. Por, praktikisht nuk ka pasur dhunë në 30 vitet e fundit, me "paqeruajtësit" rusë të vendosur ende në copëzën e vogël të tokës, e cila nuk ka njohje ndërkombëtare.

Ministria e jashtme e Moldavisë tha se do të "studiojë me kujdes" dokumentin.