Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë javën e kaluar se Perëndimi ka zhvilluar një luftë ekonomike kundër Rusisë për vite me radhë në mënyrë që të minojë zhvillimin e saj. Kremlini do ta përdorë të njëjtin narrativë që ka si përgjigje ndaj sanksioneve të mëparshme, që Perëndimi po kërkon justifikim për ta sanksionuar Rusinë, shkruan BBC të mërkurën.
Putini po përpiqet t’i tregojë popullit rus se ata janë, në fakt, viktimat dhe nuk ka asnjë lidhje shkakësore me atë që po ndodh në Ukrainë.
Sipas fjalëve të tij, sanksionet perëndimore janë çmimi që Rusia duhet të paguajë për lirinë dhe pavarësinë.
Narrativa e Kremlinit është se kjo nuk është një luftë - është një operacion special ushtarak i krijuar për të mbrojtur interesat e njerëzve rusishtfolës që jetojnë në lindje të Ukrainës.
Por gjithnjë e më shumë Kremlini po e portretizon Ukrainën si agresorin e vërtetë.
Edhe
Putini akuzon Perëndimin se po përgatitet haptas për luftë me Rusinë
Lidhur me pamjet në Bucha, rusëve po iu thuhet se ato janë lajme të rreme.
Në Rusi është shumë e vështirë të kesh akses në burim tjetër informacioni, pos mediave ruse. Rrjetet sociale janë bllokuar pothuajse të gjitha, ndërsa rusët u besojnë lajmeve të fabrikuara nga Kremlini.