Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se rreziku i një konflikti në botë është i lartë.
Gjatë një takimit me drejtorët e inteligjencës nga shtatë shtete ish-Sovjektike, të mërkurën, Putini ka thënë se duhet të rritet siguria rreth infrastrukturës kritike të saj, raportoi CNBC.
Putini ka thënë po ashtu se qeveria e tij është “e frikësuar” duke pretenduar se Ukraina po planifikon ta përdorë “bombën e pistë’, një deklarim që është bërë disa herë nga zyrtarët e Kremlinit.
Zyrtarët ukrainas dhe ata perëndimor e po ashtu ekspertët e armëve kanë thënë se Ukrainë nuk e ka për qëllim të ndërtojë një “bombë të pistë”, e cila është një bombë e lidhur me material nuklear, e krijuar për të kontaminuar zona të gjera me radioaktivitet.