Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka përgëzuar Kinën për Iniciativën “Një brez, një rrugë” (BRI).
Të mërkurën në Kinë, ai ka thënë se “Rusia dhe Kina ndajnë aspiratat e bashkëpunimit të përbashkët për përparim të qëndrueshëm ekonomik”.
“Bashkëpunimi i ngushtë politik është i nevojshëm në këto kohë të vështira”, ka thënë Putin, raporton agjencia “AP”. “Rusia dhe Kina, si dhe shumica e vendeve në botë, ndajnë dëshirën për bashkëpunim të barabartë, që është reciprokisht i dobishëm me synim për të arritur përparim ekonomik të përgjithshëm dhe të qëndrueshëm, por duke respektuar diversitetin e civilizimit dhe të drejtën e secilit shtet për modelin e vetë të zhvillimit”.
Ndërkohë presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka bërë thirrje për “angazhim të përbashkët për ta ruajtur drejtësinë”.
Iniciativa “BRI” synon të sjellë Kinën më afër botës nëpërmjet infrastrukturës dhe investimeve. Më tepër se 145 shtete kanë nënshkruar për këtë.
-
Xi dhe Putin pajtohen për koordinim më të ngushtë në shumë fusha
-
Rusia dhe Kina rikthejnë planet për ndërtimin e tubacionit të madh të gazit mes dy vendeve
-
Putini i thotë Xi-së se marrëdhëniet Rusi-Kinë kanë arritur një nivel të paparë
-
Putini mbërrin në Kinë për bisedime me Xi-në
-
Rusia ka pritshmëri të lartë për takimin Putin-Xi këtë javë në Pekin