Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Xi dhe Putin pajtohen për koordinim më të ngushtë në shumë fusha

Udhëheqësit e Rusisë dhe Kinës u takuan të mërkurën në Pekin dhe bënë thirrje për koordinim të ngushtë të politikës së jashtme, pasi po shtohen shqetësimet për konfliktet e mundshme me Perëndimin, si pasojë e agresionit rus në Ukrainë dhe kërcënimit në rritje për pushtim të Tajvanit nga Kina.

Në takimin e tyre Xi Jinping dhe Vladimir Putin diskutuan për tregtinë dhe 10-vjetorin e iniciativës së markës tregtare ‘Një brez, një rrugë”, e cila ka ndërtuar autostrada, porte dhe termocentrale në të gjithë Azinë, Lindjen e Mesme dhe në disa vende të Evropës.

Kina është klient kyç për naftën dhe gazin rus, duke i siguruar Moskës shpëtim ekonomik në kohën kur po përballet me sanksione nga Perëndimi. Presidneti Xi ka theksuar se të dyja vendet kanë koordinim strategjik dhe efektiv dhe vëllimi i tregtisë dypalëshe po shkon drejt objektivit prej 200 miliardë dollarësh.