Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Putin paralajmëron Finlandën se bën “gabim” nëse i bashkohet NATO-s

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka paralajmëruar presidentin finlandez Sauli Niinisto, se bashkimi në NATO dhe heqja dorë e Finlandës nga statusi neutral do të ishte “gabim”, raporton BBC.

Ai i ka thënë Niinistos se nuk ka rrezik për sigurinë e Finlandës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dy presidentët kanë zhvilluar të shtunën një bisedë telefonike, para se Finlanda të bëjë një kërkesë formale për anëtarësim në NATO.

Suedia po ashtu ka dhënë indikacione se planifikon të anëtarësohet në NATO, pas pushtimit rus të Ukrainës.

Finlanda ndan 1300 kilometra vijë kufitare me Rusinë. Deri tash, nuk është anëtarësuar në NATO për të mos prishur marrëdhëniet me fqinjin lindor.

Putini nuk ka bërë ndonjë kërcënim specifik për hakmarrje ndaj lëvizjes së Finlandës, por Ministria e Jashtme e Rusisë ka dhënë indikacione se do të hakmerret.

Vendimi i Rusisë për të pezulluar furnizimin me energji elektrike për Finlandën, po shihet si shenjë fillestare.