Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i është adresuar kolegjiumit të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë.
Ai ka thënë se potenciali ushtarak i gati gjithë shteteve të NATO-s është kthyer kundër Rusisë.
“Potenciali ushtarak dhe aftësitë e vendeve të NATO-s po përdoren në mënyrë aktive kundër Rusisë. Në janar do të vihet në detyrë anija luftarake “Admiral Gorshkov” me raketat më moderne ‘Zircon’. Po ashtu raketat ‘Sarmat’ do të vihen në detyrë luftarake së shpejti, ndërsa do të përmirësohet treshja bërthamore dhe do të ruhet gatishmëria luftarake. Është garancia kryesore e sovranitetit të Rusisë”, tha Putin, raporton “Russian Today”.
Putin ka thënë se Rusia i ofron çdo gjë që i nevojitet ushtrisë. E ushtarët rusë ka thënë se po luftojnë “si heronj të luftërave të mëparshme, përfshirë Luftën e Dytë Botërore”.
-
Putini u përgjigjet Trumpit dhe NATO-s: Guxoni e na testoni
-
Putini akuzon Perëndimin se po përgatitet haptas për luftë me Rusinë
-
Zelensky kërkon nga SHBA-ja të eliminojë “avantazhin e fundit” të Putinit
-
Putini paralajmëron lansimin e raketës “më të fuqishme në botë”
-
Rutte: Ne jemi caku i radhës i Rusisë