Presidenti Vladimir Putin tha se forcat ruse kanë vepruar me guxim, efikasitet dhe kanë përdorur armët më moderne në Ukrainë, raportoi agjencia e lajmeve Tass të martën.
Ai tha se Rusia "nuk kishte zgjidhje tjetër" përveçse të fillonte një operacion ushtarak në Ukrainë për "të mbrojtur Rusinë dhe forcat e saj".
"Kjo është mënyra se si do të jetë. Nuk ka dyshim për këtë. Objektivat janë absolutisht të qarta, ato janë fisnike”, tha Putin në fjalimin e mbajtur në portin kozmik Vostochny, në një ceremoni të lidhur me Ditën e Kozmonautikës së Rusisë.
"Objektivi kryesor është të ndihmojmë njerëzit në Donbas", tha ai, duke iu referuar rajonit në Ukrainën lindore ku bëjnë pjesë dy rajonet separatiste, Luhansk e Dontesk.
-
Putin: Testuam një raketë me rreze të mesme veprimi në Ukrainë
-
Sulmet ukrainase në Rusi kanë dështuar t’i ndalojnë forcat ruse në Ukrainë, thotë Putini
-
Putini e fajëson Perëndimin për luftën në Ukrainë
-
Putini flet për mundësinë e një zgjidhjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë
-
Putin: Rusia nuk ka humbur asgjë në operacionin special ushtarak në Ukrainë