Rusia nuk ka humbur asgjë në operacionin special ushtarak në Ukrainë, ka thënë presidenti rus Vladimir Putin në fjalën e tij hyrëse në Forumin Ekonomik Lindor i cili po mbahet në Vladivostok, të mërkurën.
“Ne nuk kemi humbur asgjë dhe nuk do të humbasim asgjë. Fitimi ynë kryesor është forcimi i sovranitetit tonë. Ne nuk filluam asgjë në aspekti e aksionit ushtarak, por vetëm po përpiqemi ta përfundojmë atë”, ka thënë Putini.
Duke u bazuar në informacionet e inteligjencës amerikane, Rusia është duke u përballur me shkurtim dhe humbje të personelit ushtarak në Ukrainë, shkruan të mërkurën CNN-i.
Në një deklaratë të hënën, sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace ka thënë se deri tash 25.000 ushtarë kanë humbur jetët e tyre që prej fillimit të luftës.
Në fund të gushit, Putini ka urdhëruar të rritet numri i ushtarëve në Ukrainë.
-
Putini beson që lufta në Ukrainë po përfundon
-
Putini i bindur se Rusia do t’i arrijë objektivat ushtarake në Ukrainë
-
Putini paralajmëron ta zgjerojë ofensivën në Ukrainë nëse bisedimet e paqes dështojnë
-
Putin: S’do të lëshojmë asgjë që na takon
-
Sulmet ukrainase në Rusi kanë dështuar t’i ndalojnë forcat ruse në Ukrainë, thotë Putini