Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pushimet pranverore nuk nisin mirë për britanikët

Mijëra britanikë janë bllokuar në portin e Doverit, shkaku i kolonave të gjata, në javën kur kanë nisur pushimet pranverore. Autoritetet në portin e Doverit për vonesat kanë fajësuar motin e lig, trafikun e rënduar dhe vonesat në kontroll nga autoritet franceze matanë Kanalit Anglez. Porti i ka paralajmëruar udhëtarët e trageteve për vonesa të shumta dhe njoftoi se ishte “thellësisht i frustruar” nga situata, e cila është bërë tipar i rregullt i udhëtimeve ndër-kanale që prej largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Teksa porti njoftoi se udhëtarët e autobusëve u përballën me vonesat më të gjata, raportet e mediave lokale treguan gjithashtu radhë të gjata makinash dhe kamionësh.

Operatori i trageteve DFDS ka bërë të ditur se për shkak të trafikut të rënduar, po ofronte një “shërbim transporti” që do t’i vendoste pasagjerët në anijen tjetër të disponueshme sapo ta kontrollonin. Porti anglez ka njoftuar se kalimi i mallrave dhe automjeteve po zhvillohej si zakonisht, ani pse po përballeshin me numër më të madh të udhëtarëve.

Artikuj të ngjashëm