Mijëra valixhe janë grumbulluar në një pjesë të Aeroportit Heathrow në Londër pasi Terminali i Dytë kishte problem teknik me sistemimin e valixheve. Stafi ka krijuar malin me valixhe teksa udhëtarët janë detyruar të udhëtojnë pa gjësendet e tyre.
Përgjegjësit e aeroportit u kanë thënë se valixhet me shumë gjasë do të vonohen deri në dy ditë. Bllokimi i valixheve në aeroport është pjesë e serisë së disa problemeve nëpër aeroportet britanike dhe evropiane.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAeroportet po përballen me ngarkesë të madhe gjatë sezonit të pushimeve dhe mungesës së madhe të stafit shkaku i pandemisë së koronavirusit. Për këto arsye, mijëra fluturime janë anuluar vetëm sivjet.
Industria e aviacionit është akuzuar për dështim në përmbushjen e kërkesave pas dy vjetësh probleme nga pandemia e Covid-19. Gjatë javës së kaluar, Zvicra mbylli krejt hapësirën e saj ajrore shkaku i një problemi teknik. Aeroportet kryesore të Zvicrës u mbyllën për disa orë për shkaqe sigurie.