Kolonë e gjatë është formuar në portin e Doverit, teksa britanikët kanë nisur pushimet verore.
Autoritetet britanike kanë fajësuar zyrtarët francezë për kaosin në kufi, por këtë akuzë e ka mohuar Franca.
Autoritetet kufitare në Dover kanë thënë se mungesa e zyrtarëve francezë në anën tjetër ka shkaktuar pritjet për kontrolle kufitare deri në gjashtë orë.
Kolona e gjatë e turistëve ka arritur në disa kilometra.
Miliona britanikë kanë nisur pushimet gjatë fundjavës pas fillimit të pushimit veror nga shkollat.
Gjatë këtyre ditëve pritet të ketë vonesa të mëdha rrugore, detare, hekurudhore dhe ajrore.
Edhe
Pushimet pranverore nuk nisin mirë për britanikët
Qëkur Britania e Madhe është larguar nga Bashkimi Evropian në vitin 2020, udhëtarët britanikë janë përballur me kontrolle të rrepta kufitare gjatë kalimit në Evropë.
Në portin e Doverit, udhëtarët britanikë kontrollohen nga stafi francez. Franca ka mohuar se zyrtarët e saj kufitarë ishin të papërgatitur për fluksin e madh të britanikëve.
-
Radhë deri në pesë orë në aeroporte, BE-së i kërkohet pezullimi i kontrolleve të reja biometrike
-
Shoferët e kamionëve në Ballkan protestojnë kundër rregullave të BE-së për hyrjen
-
Bora e madhe përfshin Gjermaninë e Britaninë, pezullohen shumë fluturime
-
Dhjetëra fluturime shtyhen në Britani për shkak të mjegullës