I dyshuari për vrasjen e 11 personave në një sallë vallëzimi në Kalifoni kishte shkuar në një sallë tjetër për të kryer sulmin e dytë, mirëpo është çarmatosur nga punëtori 26-vjeçar.
Në kamerat e sigurisë shihet Brandon Tsay që kap armën nëntëmilimetërshe të 72-vjeçarit Huu Can Tran, i cili fillimisht kishte vrarë 11 persona në një studio tjetër vallëzimi, të cilët ishin mbledhur për të festuar Vitin e Ri Hënor. Tran pastaj kishte marrë veturën dhe ishte nisur drejt studios tjetër të vallëzimit Lai Lai para se të ndalohej nga punëtori Tsay.
26-vjeçari ka thënë se nuk ishte në dijeni për vrasjet në Monterey Park kur çarmatosi Tran, të cilit i kërkoi të largohej nga objekti. Policia ka njoftuar se Tran ka vrarë veten në një furgon të bardhë. Autoritetet amerikane ende janë duke hetuar motivet e kësaj masakre në Kaliforni, e cila ishte e treta brenda tetë ditësh.
-
Tri masakra për tetë ditë në Kaliforni
-
Shtatë të vdekur nga një sulm me armë në Kaliforni
-
Miqtë e familja kërkojnë informacion pas të shtënave masive në Kaliforni
-
Gjendet i vrarë 72-vjeçari që dyshohet se kreu vrasjen masive në SHBA
-
Katër të vrarë nga një sulm i armatosur në një ditëlindje fëmije në Kaliforni