Botë

Shtatë të vdekur nga një sulm me armë në Kaliforni

Një burrë i armatosur ka vrarë shtatë persona përpara se të arrestohej në Kaliforni të hënën, vetëm dy ditë pasi në një rast tjetër u vranë 11 persona.

Sulmet e fundit ndodhën në dy vende të veçanta në qytetin bregdetar të Gjirit të Half Moon, rreth 50 km në jug të San Franciskos, raportoi BBC-ja të martën.

Sulmuesi u identifikua si Zhao Chunli, një banor lokal 67-vjeçar.

Sulmi ndodhi në kohën kur shteti po mbante zi për vdekjet në parkun Monterey me shumicë aziatike, gjatë festimeve për Vitin e Ri Hënor.

I dyshuari të hënën u filmua duke u dorëzuar në zyrën e Sherifit të Qarkut San Mateo rreth dy orë pas sulmit.

Katër viktimat e para u zbuluan në një fermë kërpudhash, ndërsa tre të tjerat u gjetën më vonë në një biznes të kamionëve aty pranë.

Hetuesit nuk kanë dhënë ende një motiv për këtë sulmin, derisa të dyshuarit iu gjet një pistoletë gjysmë automatike që mund të jetë përdorur në këtë rast.