Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjendet i vrarë 72-vjeçari që dyshohet se kreu vrasjen masive në SHBA

Policia amerikane ka identifikuar personin e armatosur që vrau 10 persona të shtunën në qytetin Monterey Park, në afërsi të Los Anxhelosit në Kaliforni.

Siç raportoi BBC-ja të hënën, i dyshuari 72-vjeçar u gjet i vdekur në një furgon të bardhë, ndërsa kishte kryer vrasje në një studio vallëzimi, ende pa u ditur motivi. Dhjetë të tjerë janë të plagosur e shtatë prej tyre në spital, ku disa prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shefi i Policisë, Scott Wiese, deklaroi se ishte një skenë kasaphane, ku brenda në studio pati viktima të shtrirë përtokë dhe shumë gjak.

Image

30 minuta pas krimit kishte mbërritur edhe një person tjetër i armatosur, por disa dëshmitarë ia hoqën armët, derisa i dyshuari u arratis.