Punëtorët shëndetësorë të spitaleve kryesore në kryeqytetin grek, Athinë, kanë protestuar të mërkurën duke kërkuar angazhimin e mjekëve të rinj dhe sigurimin e shtretërve shtesë në spitalet e tyre të stërngarkuara me pacientë të prekur nga COVID-19.
Protesta është mbajtur në ditën kur Greqia ka regjistruar ngritje të theksueshme të rasteve të infektimit me koronavirus, duke e rënduar edhe më tepër gjendjen në sistemin veçse të ngarkuar shëndetësor.
Të martën në Greqi janë konfirmuar 4 mijë e 300 raste të reja, ndërkaq numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 260 mijë. Bilanci i së martës ishte më i larti ditor i infeksioneve që prej muajit dhjetor.
Ndërkaq në Greqi deri më tani janë shpërndarë rreth 1.6 milionë doza të vaksinave kundër COVID-19. \ AP
-
Stafi shëndetësor marshon ndaj vaksinimit obligues në Greqi
-
Protesta të reja në Greqi kundër vaksinimit për COVID-19
-
Qindra grekë protestojnë kundër pagave të ulëta
-
Eskalojnë protestat në Greqi, qeveria akuzohet për mostransparencë për aksidentin ku vdiqën 57 persona
-
Planet për universitete private në Greqi, vazhdojnë protestat në Athinë