Partia separatiste e liderit të shkarkuar katalanas, Carles Puigdemont, i cili po përballet më një urdhër-arrest të lëshuar nga qeveria qendrore e Spanjës, kanë thënë se ata duan që Pugdemont të kandidojë për president në zgjedhjet rajonale të 21 dhjetorit.
“Ne duam që Puigdemont të jetë personi që do të bartë ofensivë që do të ndërmarrim me 21 dhjetor në zgjedhje”, ka thënë zëdhënësja e partisë, Marta Pascal, transmeton rel.
Puigdemont, i cili gjendet në Belgjikë, kishte paralajmëruar të premten se ai po konsideron të jetë pjesë e zgjedhjeve në Spanjë, nga Brukseli.
“Ka ardhur koha për të gjithë demokratët që të bashkohen.Për Katalonjën, për lirimin e të burgosurve politikë dhe për republikën”, ka shkruar Puigdemont në rrjetin social Twitter.
Të premten, Spanja ka lëshuar një urdhër-arrest kundër Puigdemonit dhe katër bashkëpunëtorëve të tij, nën akuzat për rebelim, keqpërdorim të fondeve publike dhe mosbindje.
-
Puigdemont u bën thirrje separatistëve katalanas për unifikim
-
Separatisti katalonjas kthehet në Spanjë pas shtatë vjetësh, pavarësisht se mund të arrestohet
-
Katalonja thërret zgjedhje të parakohshme rajonale, rrezikohet stabiliteti politik i Spanjës
-
Mbështetësit e liderit të Katalonjës kundërshtojnë ekstradimin
-
Puigdemont lirohet nga burgu Italian, më 4 tetor vendimi për ekstradim