Shtëpia e Bardhë ka publikuar detaje të thirrjes telefonike mes presidentit Trump dhe homologut të tij ukrainas, tranksript të cilën presidenti amerikan premtoi se do të publikohet, si kundërpërgjigje e hetimet ndaj tij.
Hetimi i nisur pritet ta përcaktojë të ardhmen e presidencës së tij dhe zgjedhjet e vitit 2020.
Sipas transkriptës ës telefonatës, Trumpi i kërkoi Zelenskiyt ta hetojë kandidatin demokrat Joe Biden, djali i të cilit ka punuar për një firmë të gazit në Ukrainë.
“Gjëja tjetër, ka shumë fjalë rreth djalit të Bidenit. Që Bideni e ndaloi hetimin dhe shumë njerëz duan të dinë për këtë, kështu që çka do që mund të bëni me Prokurorin e Përgjithshëm do të ishte shumë mirë”, citohet të ketë thënë Trumpi, transmeton KTV.
E Zelenskiy përgjigjet se ai do ta emërojë një prokuror të ri i cili do ta hetojë situatën dhe do t’i rihapë hetimet për këtë rast.
Ndërsa Trumpi mohon të ndalojë ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën si mjet në përpjekjen për të njollosur rivalin e tij politik, Biden.
Publikimi i transkriptit dhe reagimi i Kongresit në lidhje me raportin e informatorit, do të jenë kritikë në krijimin e një terreni më të sigurt për betejën e hetimeve kundër Trumpit.
Sido që të jetë rezultati i këtyre hetimeve, Trumpi është përfshirë në situatë të rrallë pasi bëhet presidenti i katërt në historinë e SHBA-së që i vihet në dyshim puna e tij në krye të shtetit.
Nisja zyrtare e hetimeve është proces që mund të prapësojë rezultatin demokratik të zgjedhjeve të fundit dhe është manovër politike e lejuar me Kushtetutën amerikane.
Në rast se zbulohet se Trumpi ka shkelur kushtetutën me telefonatat e tij me presidentin ukrainas, atëherë Senatit i mbetet në dorë që të vendos për fatin e Trumpit si president.
Situata komplikohet edhe më shumë pasi është raportuar se Shtëpia e Bardhë i ka bërë presion drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës që të mos japë detaje në lidhje me telefonatat. Këtë veprim të Shtëpisë së Bardhë, demokratët po e konsiderojnë si shkelje të ligjit.
Vetëm dy presidentë janë hetuar zyrtarisht në historinë 223-vjeçare të SHBA-së: Andreë Johnson dhe Bill Clinton. Asnjëri prej tyre nuk ishte dënuar me largim nga Senati.
Richard Nixon kishte dhënë dorëheqje para se të hetohej për shkak të krimeve të tij në skandalin e Watergates.