Një provincë afgane ua ka ndaluar mediave të shfaqin imazhe të njerëzve apo qenieve të tjera të gjalla, për t’u siguruar se është në pajtim me ligjet e moralit të talibanëve.
Kjo është nga të fundit që fut në fuqi një vendim të tillë.
Në gusht, Ministria e Virtytit publikoi ligjet që rregullonin aspektet e jetës së përditshme si transporti publik, rruajtja, mediat dhe festimet që pasqyrojnë interpretimin e autoriteteve për sheriatin. Një prej neneve ndalon edhe shfaqjen e imazheve të qenieve të gjalla, raportoi AP.
Zyrtarët e provincës Helmand kanë thënë se xhirimi dhe fotografimi i qenieve do të ndalojë menjëherë.
Javën e kaluar, media e drejtuar nga talibanët ndaloi imazhet e tilla në provincat Takhar, Maidan, Wardak dhe Kandahar.
Po ashtu, Ministria e Informacionit ka njoftuar se ka ndaluar 400 libra që janë në kundërshtim me vlerat islamike dhe afgane, sipas saj.
-
Talebanët ndalojnë librat e shkruar nga gratë në universitetet afgane
-
Talebanët ndalojnë Wifin në një provincë të Afganistanit
-
Ndalohet MMA në Afganistan, talebanët e shohin tepër të dhunshëm
-
Herati nën kontroll: Si talebanët po i japin fund qytetit më kozmopolit të Afganistanit
-
BE-ja pret për herë të parë në Bruksel një delegacion taleban, ngjall kritika