Protestuesit në Toronto të Kanadasë kanë shembur statujën e themeluesit të universitetit Egerton Ryerson, para të cilit kanë protestuar tash e sa ditë pas zbulimit të një varreze masive fëmijësh indigjenë.
Statuja e Ryerson po konsiderohet si një nga themeluesit kontrovers të Torontos, derisa rreth 1.000 protestues e rrëzuan atë dhe e lyen me ngjyrë të kuqe në shenjë revolte. Në ndihmë të protestuesve doli edhe një kamion që bëri rrëzimin e “Ryersonit”, raporton BBC.
Autoritetet e universitetit kanë thënë se statuja nuk do zëvendësohet derisa policia ka iniciuar rast.
Mbetjet e 215 fëmijëve janë gjetur në njërën nga shkollat katolike. Ato ishin gjetur në muajin maj, në një shkollë në British Columbia që ishte mbyllur në vitin 1978.
Disa prej fëmijëve ishin të moshës trevjeçare.