“Protesta në vetura” e thirrur nga partia e së djathtës ekstreme Vox në Spanjë si protestë kundër qeverisë dhe mënyrës se si e ka menaxhuar pandeminë, bëri që rrugët e Madridit dhe disa qyteteve tjera të mbushen me vetura dhe bori, raporton The Guardian.
Vox, partia e tretë më e madhe në parlamentin spanjoll, dëshiron që qeveria e koalicionit e udhëhequr nga socialistët të japë dorëheqje, dhe i bëri thirrje popullit të hipin në vetura dhe të krijojnë një karavan. Për të kufizuar infektimet, pjesëmarrësit u këshilluan të mos dalin nga veturat dhe të mbajnë maskat.
Vox ka akuzuar kryeministrin Pedro Sanchez për masa të rrepta ndaj virusit, i cili ka shkaktuar vdekjen e 28,628 njerëzve dhe ka infektuar 234,824 tjerë. Kjo parti thotë se përgjigja e qeverisë ndaj kësaj situate ka rezultuar në ”papunësi dhe mjerim”, transmeton KOHA.
Vox nuk ishin të vetmit që dolën në rrugët e Madridit të shtunën.
Anëtarët e partisë komuniste u mblodhën tek Puerta del Sol për të bërë thirrje për një plan emergjent social, për të zvogëluar ndikimin e gjendjes emergjente tek më të varfrit.
Protestuesit që mbanin maska dhe i përmbaheshin rregullave të distancimit fizik, mbajtën pankarta ku kërkohej “punë, të drejta, dhe plan urgjent social” si dhe thirrje kundër privatizimit të shërbimeve shëndetësore.
Edhe
Protestuesit në gjithë Spanjën kërkojnë masa për krizën e qirave të banesave
Kufizimet e lëvizjes në Spanjë, të urdhëruara pasi që u deklarua gjendja emergjente më 14 mars, gradualisht janë duke u lehtësuar, dhe të hënën të gjitha pjesët e shtetit do të dalin në fazën e dytë të lirimit të kufizimeve.
Zgjatja dy javore e gjendjes emergjente në shtet u fitua me mund nga qeveria, dhe protestat gjatë natës kundër karantinës janë shpërndarë nga lagjet e pasura të Madridit në rajone tjera të Spanjës.