Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Protesta në Greqi pas aksidentit hekurudhor që la të vdekur 43 persona

Protestat kanë shpërthyer në Greqi pas aksidentit hekurudhor që vrau 43 persona.

Protestuesit u përleshën me policinë jashtë selisë së Hellenic Train në Athinë - kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e hekurudhave të Greqisë.

Protesta u mbajtën edhe në Selanik dhe qytetin e Larisës, pranë vendit ku ndodhi fatkeqësia mbrëmjen e së martës, shkruan BBC.

Qeveria ka thënë se një hetim i pavarur do të japë drejtësi.

Tre ditë zie kombëtare janë shpallur në të gjithë vendin pas incidentit, në të cilin një shërbim pasagjerësh u përplas me një tren mallrash, duke bërë që vagonët e përparmë të shpërthejnë në flakë.

Vagonat e përparme të trenit të pasagjerëve u shkatërruan kryesisht.

Edhe Grekët vazhdojnë protestat, Qeveria premton hetim të plotë për aksidentin hekurudhor Botë Grekët vazhdojnë protestat, Qeveria premton hetim të plotë për aksidentin hekurudhor

Shumë nga 350 pasagjerët në bord ishin studentë rreth të 20-ave që ktheheshin në Selanik pas një fundjave të gjatë duke festuar Kreshmën Ortodokse Greke.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis tha se “gabimi njerëzor" ishte fajtor për katastrofën.

Anëtarët e sindikatës së hekurudhave besojnë se sistemet e sigurisë nuk po funksiononin siç duhet, me paralajmërime të përsëritura për këtë gjatë shumë viteve.