Botë

Grekët në protesta, të pakënaqur me gjendjen e hekurudhave

Protestuesit janë përplasur me policinë jashtë parlamentit grek teksa ka vazhduar shprehja e pakënaqësisë ndaj shtetit në lidhje me aksidentin hekurudhor afër Selanikut. Protestuesit kanë hedhur gjësende dhe fishekzjarrë në drejtim të policisë që ka reaguar duke përdorur gaz lotsjellës. Qeveria ka thënë se përplasja e dy trenave ka ndodhur, shkaku i gabimit njerëzor.

Mirëpo, pakënaqësia ndaj autoriteteve është ngritur pas raportimeve se rrjeti i hekurudhave nuk ka siguri të mjaftueshme dhe infrastrukturë. Protesta pati edhe në Selanik. Protestuesit janë shprehur kundër drejtuesve të hekurudhave greke pas aksidentit në të cilin humbën jetën 57 persona, shumica studentë që po ktheheshin nga Athina.

Protestuesit kanë marshuar drejt Organizatës Helene të Hekurudhave me thirrjet për largimin e drejtuesve nga pozita. Në lidhje me aksidentin është arrestuar një person, mirëpo ai ka dëshmuar se përplasja është shkaktuar nga një problem teknik.

Ndërkaq, ekipet e shpëtimit për ditën e katërt kanë vazhduar heqjen e mbetjeve të trenave në Tempe, me qëllim që të gjejnë trupat e të vdekurve.