Demonstruesit kanë dalë të dielën në rrugët e Izraelit, me makina me shenja proteste kundër vaksinimit dhe certifikatave të njohura si “Pasaporta të gjelbra” të vaksinimit. Një grup protestuesish ka marshuar përgjatë qytetit Latrun, duke kundërshtuar atë që e kanë quajtur vaksinim të detyrueshëm.
“Pasaporta e gjelbër – njollë e zezë”, ishte njëra prej shenjave. Disa prej protestuesve kanë thënë se turpërohen me veprimet e Qeverisë izraelite. Izraeli ka nisur të dielën të kërkojë Pasaportën e gjelbër për t’ua lejuar atyre që kanë marrë dozën e tretë ose që kanë marrë veten nga koronavirusi për të hyrë në ambiente të brendshme.
3.4 milionë prej 9 milionë izraelitëve deri tani kanë marrë dozën e tretë të vaksinës. Izraeli ka nisur muajin e kaluar të vaksinojë edhe fëmijët prej moshës 12-vjeçare.
-
Protestuesit heqin flamurin e ambasadës së Izraelit, e dënon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
-
Irlanda e organizon në terren neutral ndeshjen me Izraelin
-
Me Izraelin do të luajnë Kosova e Irlanda, irlandezët kanë nisur me veprime protestuese
- Kosova si Izraeli
-
Hezbollahu akuzon Izraelin se shkeli armëpushimin mbi 200 herë