Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Në Izrael edhe trevjeçarët po përballen me kufizime pas rritjes së rasteve me koronavirus

Izraeli po u kërkon të gjithë personave mbi moshën 3-vjeçare një dëshmi të vaksinimit apo testit negativ të COVID-19 para se të hyjnë në hapësira të mbyllura, ndërsa po përballet me rritje të madhe të rasteve të infeksionit me koronavirus, njofton BBC.

Restorantet, kafenetë, muzetë, libraritë, palestrat e pishinat janë në mesin e pjesëve që janë të mbuluara me sistemin e “pasaportës së gjelbër”.

Mirëpo, dëshmia e imunizimit nuk kërkohet për t’u futur në shitore apo qendra tregtare.

Shefi i luftës kundër COVID-19 në Izrael, Salman Zarka, ka thënë se “është një luftë” me virusin ndonëse vendi është lider sa i përket vaksinimit.

“Numri i të sëmurëve po vazhdon të rritet ditë pas dite”, ka thënë Zarka në komisionin parlamentar të mërkurën.

Edhe Protesta kundër vaksinimit në Izrael Botë Protesta kundër vaksinimit në Izrael

Ai ka paralajmëruar se dy javët e ardhshme deri më 6 shtator do të jenë kritike.

Ai ka thënë se nëse gjërat nuk do të përmirësohen atëherë vendi duhet të mbyllet si në dy valët e para.

Izraeli ka përjetuar një rritje të rasteve me variantin Delta që nga fundi i qershorit.

Ministria e Shëndetësisë së izraelit ka raportuar të martën për 7870 raste të reja me koronavirus, një ulje krahasim me 8752 raste sa u regjistruan të hënën, që ishte shifra më e lartë në gjashtë muajt e fundit.

Më tepër se 120 persona kanë vdekur në javën e fundit pasi janë infektuar me virus dhe 600 persona janë në gjendje serioze apo kritike në spitale.

Para të mërkurës vetëm fëmijëve nga 12 vjet e më tepër, që ishin të lejuar të merrnin vaksinën që nga qershori, dhe të rriturve u kërkohej “Pasaporta e Gjelbër”.

Edhe Izraeli përgatitet për dozën e katërt, vaksinimi anti-COVID çdo pesë ose gjashtë muaj Botë Izraeli përgatitet për dozën e katërt, vaksinimi anti-COVID çdo pesë ose gjashtë muaj

Tash do t’u kërkohet edhe fëmijëve të moshës nga 3 deri në 11 vjet. Testimi i tyre do t’u mbulohet nga Qeveria pasi ata nuk kanë të drejtë vaksinimi, me përjashtim nëse janë mbi 5 vjet dhe futen në kategorinë e personave me rrezik të lartë nga COVID-19.

Rreth 1 milionë qytetarë – apo 11 për qind e popullatës – që nuk janë vaksinuar ndonëse kishin të drejtë të vaksinoheshin, duhet të paguajnë vetë për testet e tyre.

Izraeli ka filluar të japë edhe dozën e tretë të vaksinës së Pfizer/BioNTech për personat mbi 50 vjet, punonjësve shëndetësore dhe personave me probleme shëndetësore.

Deri më tash, 1.1 milionë persona kanë marrë dozën e tretë.

Ofruesi izraelit i kujdesit shëndetësor Maccabi, që mbulon rreth një çerek të popullatës, ka raportuar të mërkurën se një dozë e tretë e vaksinës Pfizer është 86 për qind efikase nga parandalimi i infeksionit me COVId-19 te personat mbi 60 vjet.

Edhe Izraeli nis vaksinimin e fëmijëve me dozën e tretë Botë Izraeli nis vaksinimin e fëmijëve me dozën e tretë

Zarka gjithashtu ka thënë se asnjë person që aktualisht është në gjendje kritike në spital nuk është me vaksinë përforcuese.

Në Izrael afro 60 për qind e popullatës është vaksinuar plotësisht, me dy doza të vaksinës.