Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Protesta dhe përplasje me policinë në Hong Kong kur në Pekin festohej

Sërish protesta në Hong Kong, ku aktivistë social demokratë janë përplasur me manifestues pro Pekinit në ditën e 70 vjetorit të themelimit të republikës popullore kineze.

Policia në Hong Kong përdori spraj djegës për të ndarë aktivistët e legës socialdemokrate, promovuese e protestës së parë të ditës, nga një grup manifestuesish pro Pekinit të cilët po këndonin himnin kombëtar kinez. Pavarësisht 70 vjetorit të themelimit të republikës popullore kineze, n ëish koloninë britanike për shkak të tensioneve, ceremonia e ngritjes së flamurit kaloi pothuajse në heshtje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia përdori gaz lotsjellës gjatë përplasjeve me aktivistët pro demokracisë. Vetëm pak orë më parë presidenti kinez Xi Jinping kishte garantuar se Kina do të vazhdonte të aplikonte plotësisht principin një vend dy sisteme duke ruajtur një nivel të lartë autonomie për Hong Kong. Presidenti shpjegoi se Pekimi do të vazhdonte të respektonte kushtetutën me objektivin që Hong Kong dhe Makao të zhvillohen së bashku me atdheun për të pasur një të ardhme dhe më të ndritur. /ABC News