Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Hong Kongu e kujton me përleshje përvjetorin e dorëzimit të tij Kinës

Policia në Hong Kong u përlesh me protestuesit në përvjetorin e kthimit të ish-kolonisë britanike nën sundimin e Kinës.

Ceremonia e ngritjes së flamurit u zhvillua nën masa të rrepta të sigurisë, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës për të zmbrapsur protestuesit që bllokuan një rrugë pranë.

Udhëheqësit e Hong Kongut dhe mysafirët në ceremoni e përcollën nga brenda ngjarjen dhe jo nga jashtë, siç bëjnë zakonisht.

Qeveria, megjithatë, tha se vendimi për të zhvendosur audiencën u mor për shkak të kushteve të motit.

Pasdite, qindra protestues po ashtu bënë përpjekje për të hyrë në legjislaturën e Hong Kongut, ndërsa policia përdori sprej djegës për t'i shpërndarë ata.

Në javët e fundit janë zhvilluar protesta masive në Hong Kong, për shkak të një ligji që do të lejonte ekstradimin e të dyshuarve në Kinë/Rel.

Qeveria e ka pezulluar ligjin e propozuar për kohë të pacaktuar, por protestat vazhdojnë ende.

Edhe Policia në Hong Kong arreston 360 persona në protestat kundër projektligjeve të propozuara nga Kina Botë Policia në Hong Kong arreston 360 persona në protestat kundër projektligjeve të propozuara nga Kina

Udhëheqësja e Hong Kongut kërkon falje për ligjin për ekstradim

Hong Kongu, ish-koloni britanike, është pjesë e Kinës që nga viti 1997, nën marrëveshjen "një shtet, dy sisteme" që i garanton një nivel autonomie.

Ceremoni për të shënuar dorëzimin britanik mbahen çdo vit/REL.