Protestuesit në Hong Kong e kanë shkelur me këmbë dhe ia kanë vënë flakën flamurit kinez derisa po vazhdojnë protestat për më shumë liri nga Republika Popullore kineze.
Mijëra protestues janë mbledhur në një qendër tregtare në qytetin Sha Tin, duke bërë thirrje për vazhdimin e protestave ndaj Kinës, transmeton KTV. Hong Kongu ka hyrë në muajin e katërt të protestave që nisën kundër ligjit për ekstradim në Kinë.
E këto protesta u shndërruan në thirrje të reja për më shumë pavarësi nga Kina.
Policia vazhdimisht ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve dhe gjatë javëve të fundit ka arrestuar më shumë se 1 mijë persona për organizimin e këtyre protestave.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia në Hong Kong arreston 360 persona në protestat kundër projektligjeve të propozuara nga Kina
-
Protesta dhe përleshje në Hong Kong
-
Protestuesit në Hong Kong sulmojnë policinë me shigjeta, lëndohet një polic
-
Protestuesit në Hong Kong bëjnë thirrje për autonomi
-
Protesta dhe përplasje me policinë në Hong Kong kur në Pekin festohej