Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Prokurori: Trumpi bëri deklarime të rrejshme biznesore, detyroi edhe të tjerët të bëjnë këtë

Alvin Bragg

Prokurori i qarkut të New Yorkut, Alvin Bragg, ka thënë se ish-presidenti Donald Trump, ka bërë deklarime të rrejshme biznesore.

“Ne nuk mund dhe nuk do të normalizojmë sjelljet kriminale”, thotë Bragg.

Ai ka thënë se Trumpi ka bërë deklarime të rrejshme dhe ka detyruar edhe tjerët të bëjnë këtë.

“Ai pretendonte se po e paguante Michael Cohenin për shërbime ligjore. Kjo nuk është e vërtetë”, tha Bragg.

Ai thotë se Trumpi ka bërë deklarime të rrejshme në vazhdimësi në vitin 2017.

Edhe Trumpi shpallet fajtor në gjyqin historik Botë Trumpi shpallet fajtor në gjyqin historik

Ai thotë se Trump kishte nënshkruar çeqe për Cohenin për nëntë muaj rresht.

Bragg thotë se Trump bëri deklarimet e rrejshme për të mbuluar krimet e lidhura me zgjedhjet e vitit 2016.

Michael Cohen është ish-avokati i Trumpit që ka pranuar se ka paguar aktoren e filmave për të rritur Stormy Daniels 130 mijë dollarë para zgjedhjeve të vitit 2016, në këmbim për heshtjen e saj në lidhje me pretendimet për një marrëdhënie të saj në të kaluraën me Trumpin. Trump e ka mohuar këtë.

“Ai nuk ka mundur të thotë se ishin rimbursim për Cohenin për pagesën e bërë për Stormy Danielsin. Të bënte këtë deklarim të vërtetë do të ishte pranim i krimit. Kështu që Z. Trump tha se paguante Cohenin për shërbime ligjore në vitin 2017, që në fakt janë fiktive, e kjo është për të mbuluar krimin që kishte kryer një vit më herët”, tha Cohen.

Ai ka thënë se Trumpi, kompania që ka në pronë gazetën “National Enqurirer”, Cohen dhe tjerët ishin pajtuar në vitin 2015 për një skemë “kap dhe vrit”.

Ai ka thënë se skema kishte për qëllim për blerje dhe shtypje të informatave negative, për të rritur gjasat e Trumpit për të triumfuar në zgjedhje.

Trump e tjerët bënë tri pagesa për njerëzit që pretendonin se kishin informata negative, thotë Bragg.

Edhe Avokati i Trumpit e quan Cohenin “gënjeshtari më i madh i gjitha kohërave” Botë Avokati i Trumpit e quan Cohenin “gënjeshtari më i madh i gjitha kohërave”

Ai thotë se një nga personat që u paguan ishte Stormy Daniels.

Trump është deklaruar i pafajshëm ndaj 34 pikave të aktakuzës. Ai është ish-presidenti i parë i SHBA-së ndaj të cilit është ngritur një aktakuzë.