Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Programi Botëror ndërpret dërgesat e ushqimit në Gaza

Programi Botëror i Ushqimit ka ndërprerë dërgesat e ushqimit "për të shpëtuar jetë" në Gazën veriore, duke thënë se autokolonat e ndihmave kishin duruar "kaos dhe dhunë të plotë për shkak të rënies së rendit civil".

Agjencia ka thënë se vendimi nuk është marrë lehtë dhe ekuipazhet janë përballur me turma, të shtëna me armë zjarri dhe plaçkitje, raportoi BBC-ja të martën.

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar për uri, qysh nga dhjetori.

Izraeli ka urdhëruar 1,1 milionë civilë palestinezë që të evakuojnë të gjitha zonat në veri të Wadi Gazës, dhe të strehoheshin në jug, në fillim të ofensivës së tij tokësore në tetor.

Zonat e evakuimit përfshinin qytetin e Gazës, i cili më parë ishte më i populluari në territor.

Shumica e banorëve e ndoqën urdhrin izraelit, mirëpo disa mijëra të tjerë zgjodhën të qëndrojë, ose e kishin të pamundur të largoheshin, derisa trupat izraelite po e rrethonin zonën.

Edhe Pothuajse një në tre persona në Gaza nuk ka ngrënë për ditë të tëra Botë Pothuajse një në tre persona në Gaza nuk ka ngrënë për ditë të tëra

Muajin e kaluar, agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, Unrwa, ka thënë se të paktën 300 mijë njerëz të cilët kishin mbetur në veri të Gazës, vareshin nga ndihma e tyre për të mbijetuar.

Dërgesat e ndihmave në veri kanë qenë të frikshme dhe vareshin nga zhdoganimet nga ushtria e Izraelit.