Ushtria izraelite ka lëshuar urdhra të rinj për evakuim të dielën nëpër disa zona të Gazës qendrore, që janë të mbushura me palestinezë të zhvendosur, ku deri më tani nuk ka operuar në luftën e saj kundër Hamasit, teksa kriza e urisë vazhdon të përkeqësohet.
Kërkesat për evakuim nga ushtria, e cila mund të sinjalizojë sulme të afërta në lagjet e Deir al-Balahut, ka alarmuar familjet e pengjeve izraelite, të cilat kanë frikë se të afërmit e tyre mbahen aty, ka shkruar Reuters.
Pjesa më e madhe e Gazës është shndërruar në shkretëtirë gjatë më shumë se 21 muajve të luftës dhe se ka shqetësime për thellimin e krizës humanitare.
Zyrtarët shëndetësorë në Spitalin Al Shifa, që ndodhet në veri të Gazës, kanë njoftuar se të paktën 30 palestinezë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga të shtënat e ushtarëve izraelitë, përderisa turmat u mblodhën për të pritur hyrjen e kamionëve të ndihmave të Kombeve të Bashkuara.
Në Ushtrinë izraelite kanë bërë të ditur se po i analizojnë rrethanat e rastit.
Ndër të tjera, zyrtarët lokalë shëndetësorë kanë pretenduar se mijëra njerëz mund të vdesin si pasojë e spitaleve të mbingarkuara me pacientë që vuajnë nga marramendja dhe shterimi, për shkak të mungesës së ushqimit dhe kolapsit të dërgesave të ndihmave.
Edhe
Izraeli urdhëron zhvendosjen e familjeve në Gaza, për herë të parë që nga armëpushimi
“Ne paralajmërojmë se qindra njerëz, trupat e të cilëve janë dobësuar, janë në rrezik të vdekjes së menjëhershme për shkak të urisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, që është nën kontrollin e Hamasit.
Izraeli kishte vendosur një bllokadë totale të ndihmave humanitare për 11 javë rresht, duke filluar në muajin mars, dhe se pavarësisht sasisë së vogël të ushqimit, karburantit dhe furnizimeve mjekësore që u lejuan të hyjnë që nga maji, nuk ka ndonjë përparim konkret në lehtësimin e urisë ekstreme.
-
Izraeli intensifikon bombardimet në Gazë, familjet detyrohen të ikin
-
Izraeli intensifikon ofensivën për marrjen e “bastionit të fundit” të Hamasit
-
Izraeli bën thirrje për evakuim të plotë të Gazës para operacionit tokësor
-
Ushtria izraelite do të thërrasë deri në 50,000 rezervistë për ofensivën e re në Gazë