Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Producentët iranianë përfundojnë në burg sepse shfaqën një film në Cannes pa lejen e shtetit

Një filmbërës dhe producenti i tij po përballen me burg dhe ndalim të krijimit të filmave pasi shfaqën një film në Festivalin e Filmit në Cannes pa aprovimin e qeverisë, duke nxitur kritika ndërkombëtare.

Saeed Roustayi dhe producenti Javad Norouzbeigi udhëtuan në Cannes vitin e kaluar për filmin “Leila’s Brothers”, për të garuar për çmimin “Palme d’Or”. Filmi fokusohet në vuajtjen e një familjeje në Iran ndërsa vendi përballet me sanksione ndërkombëtare, si dhe përfshin një sekuencë nga protestat atje në serinë e demonstratave që tronditën kombin, raportoi AP.

U bë e ditur se gjykata në Teheran i kishte dënuar të dy burrat me nga gjashtë muaj burgim për krijim të “propagandës kundër sistemit”.

Ata nuk do të lejohen të krijojnë ose të komunikojnë për filmat me akterët e tjerë të fushës, si dhe duhet të marrin pjesë në një kurs ndërsa “u përmbahen interesave kombëtare dhe morale”.