Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Princesha Reema, gruaja e parë ambasadore saudite në SHBA

Me dekretin e mbreti t Salman, princesha Reema Bint Bandar Al Saud është emëruar ambasadore e re e Arabisë Saudite në SHBA, transmeton Koha.net.

Princesha Reema Bint Bandar Al Saud, e bija e ambasadorit shumëvjeçar në Washingtonu Bandar bin Sultan Al Saud, sfidë të madhe do ta ketë përmirësimin e imazhit të vendit të vet në SHBA.

Ajo në këtë pozitë do ta zëvendësojë princin Khalid bin Salman, ish-pilot, djalë i mbretit Salman dhe vëlla i trashëgimtarit të fronit Mohammeda bin Salman, i cili tani është zëvendësministër i Punëve të Jashtme, përcjell al jazeera.

Khalid bin Salman është nën llupën e opinionit botëror pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi më 2 tetor të vitit të shkuar në Konsullatën saudite në Stamboll.