Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Presidentja moldave thërret Këshillin e Sigurisë pas shpërthimeve në Transnistri

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, ka thirrur të martën mbledhjen e Këshillit të Lartë të Sigurisë së shtetit, pas raportimeve për bombardime në rajonin e shkëputur të Transnistrisë, në orët e hershme të së martës.

Dy shpërthime dëmtuan antenat e një radioje që transmetonte në gjuhën ruse, nga një fshat të këtij rajoni, por askush nuk u lëndua.

Rajoni njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Moldavisë, por aktualisht është i pushtuar nga Rusia.