Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Presidentja e KE-së firmos marrëveshjen tregtare të Brexit-it me Mbretërinë e Bashkuar

Marrëveshja tregtare post-Brexit është firmosur mëngjesin e së mërkurës nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Për të quajturën zyrtarisht Marrëveshja e Tregtisë dhe Bashkëpunimit BE-MB, u deshën muaj me radhë që të gjendej një konsensus mes palëve.

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel dhe presidentja e KE nënshkruajnë në emër të Bashkimit Evropian. Më pas, marrëveshja do të “niset” për në Londër me avionin e Forcave Ajrore Mbretërore, ku do të firmoset nga kryeministri Boris Johnson në emër të Britanisë së Madhe.

Udhëheqësit evropianë e mirëpritën marrëveshjen, duke e përshkruar atë ose si një moment me “rëndësi historike”, një “moment historik i rëndësishëm”, ose “një hap i madh përpara”.

Pavarësisht nga marrëveshja, ndryshimet në marrëdhënien aktuale do të hyjnë në fuqi më 1 janar/abcnews.al.